Afrimi i perspektivave vendore dhe atyre të BE-së | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Afrimi i perspektivave vendore dhe atyre të BE-së

Një grua nga Bosnja dhe Hercegovina përdor përvojën e saj ndërkombëtare në Erasmus për të ndërthurur perspektivat vendore dhe të BE-së.

SCROLL DOWN

Amela ka studiuar infermieri në shkollën e mesme. Meqenëse ka qenë një nxënëse shumë e mirë, ajo kishte mundësinë të studionte mjekësi dhe të bëhej doktoreshë. Megjithatë, pak pasi përfundoi shkollën e mesme, planet e saj për profesionin e të ardhmes filluan të merrnin rrjedhë tjetër. “Unë kuptova se vazhdimi në Fakultetin e Mjekësisë do të thoshte gjashtë vite të tjera gjatë të cilëve do të më duhej shumë punë dhe studim. Isha e re dhe po kërkoja për më shumë përvoja jetësore, kështu që vendosa të bëja një pushim njëvjeçar,” shprehet ajo.

Plani fillestar për një pushim njëvjeçar u shty me pesë vite të tjera. Ajo filloi të punonte në furrën e bukës së vëllait të saj, më pas u shpërngul në Shtetet e Bashkuara ku punoi si fotografe dhe më pas udhëtoi drejt Evropës dhe punoi si kujdestare private në Zvicër dhe si mësuese private anglishteje në Gjermani. Amela shprehet se ajo e vlerësoi shumë këtë përvojë sepse i zgjeroi perspektivën e saj kulturore dhe i mësoi shumë rreth jetës. Ajo e ka shijuar shumë mjedisin ndërkombëtar të punës.

“Përvoja jashtë vendit tregoi se isha e zonja në krijimin e lidhjeve, dhe përveç kësaj tashmë unë mund të flas gjuhë të huaja me vetëbesim”

Amela Brčaninović

Rikthimi në shtëpi

Pas rikthimit në Bosnje dhe Hercegovinë ajo përfundoi stazhin e infermierisë, por pas gjithë përvojës ndërkombëtare, ajo nuk ishte më e bindur nëse donte të punonte si infermiere apo të studionte mjekësi. Përvojat e saj gjatë pushimit bënë që aspiratat e saj profesionale të merrnin tërësisht tjetër drejtim. “Përvoja 6-vjeçare jashtë vendit tregoi se isha e zonja në krijimin e lidhjeve, dhe përveç kësaj tashmë unë mund të flas gjuhë të huaja me vetëbesim” Kështu që vendosa të studioj marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Sarajevës,“ shprehet Amela.

Nga përvoja e saj ndërkombëtare ajo e dinte edhe se niveli i arsimimit në universitetet e BE-së është më i mirë sesa në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kështu që kur pati mundësinë nga ERASMUS+ për të përfunduar një pjesë të studimeve të saj në një vend të BE-së, ajo nuk hezitoi të aplikonte. Nëpërmjet programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus, ajo pati mundësinë të studiojë një semestër në Francë dhe një tjetër në Lituani.

Përsëri jashtë vendit

Amela përshkruan përvojën me Erasmus si “të mrekullueshme“. Për sa i përket cilësisë, asaj i la shumë mbresa aksesi në biblioteka dhe burimet  që ishin të gjitha digjitale. Ajo gjithashtu u mrekullua  dhe nga  shumë burime të tjera dhe nga gama e gjerë  e përmbajtjeve, më të pasura se ato me të cilat ishte mësuar. “Është diçka që vërtet na mungon këtu në Bosnje dhe Hercegovinë,” shprehet ajo.

Diçka tjetër që i la mbresa Amelës ishte marrëdhënia e hapur profesionale midis studentëve dhe profesorëve. Amela shpjegon se në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht në universitetet shtetërore ekziston një hierarki e rreptë mes studentit dhe profesorit. “Këtu, mendimi juaj nuk merret në konsideratë sepse ti je thjesht një student, por në universitetet në Lituani dhe Francë mendimi im merrej në konsideratë dhe vlerësohej. Ky ishte një përfitim i jashtëzakonshëm,” shprehet ajo.

“Unë jam nga Bosnja, por ndihem edhe evropiane. Për shkak të përvojës sime profesionale dhe jetësore, jam në gjendje të marr parasysh të dyja perspektivat“

Amela Brčaninović

Duke parë gjithçka që mund të përfitosh nga përvoja në Erasmus, pas diplomimit Amela aplikoi për të zhvilluar edhe studimet Master nëpërmjet Erasmus. Aktualisht ajo është duke përfunduar një diplomë të përbashkët master Erasmus Mundus në Leizig dhe Vienë. “Unë jam nga Bosnja, por ndihem edhe evropiane. Për shkak të përvojës sime profesionale dhe jetësore, jam në gjendje të marr parasysh të dyja perspektivat dhe kjo mund të  jetë  mjaft e dobishme“, shprehet Amela.

Pas diplomimit, plani i saj është të punojë në një institucion të BE-së. Amela beson se në disa vende mungon diçka për sa i përket integrimit në BE të Bosnje dhe Hercegovinës. Mungon perspektiva vendore. Sipas saj, integrimi në nivelin qeveritar po përparon me sukses, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për integrimin në nivelin e popullit. “Do të isha shumë e kënaqur të jepje kontributin tim për këtë. Kjo është arsyeja pse zgjodha një program të studimeve master të quajtur ‘Studime globale – Perspektiva evropiane’ ku mund të ndërthur perspektivën globale me atë vendore,“ shprehet ajo.

Photo credits: Amela Brćaninovič

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.