Aftësitë e gjelbra, e ardhmja e pastër: Si EU4Green transformon Ballkanin Perëndimor | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Aftësitë e gjelbra, e ardhmja e pastër: Si EU4Green transformon Ballkanin Perëndimor

22 Feb 2025

Nisma EU4Green është më shumë se thjesht një projekt – është një lëvizje që transformon Ballkanin Perëndimor në qendër qëndrueshmërie dhe inovacioni. Nga trajtimi i ndotjes deri te nxitja e aftësive dhe edukimit të gjelbër, EU4Green hap rrugën për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme duke krijuar vende pune të gjelbra dhe duke forcuar lidhjet me BE-në. Ja se si kjo nismë e re bën ndryshim të prekshëm në të gjithë rajonin. 

Nisma EU4Green bën hapa të rëndësishëm në promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një shembull i tillë është “GreenCast-i i Ballkanit Perëndimor”, një seri podkastesh që hulumton çështje të rëndësishme mjedisore dhe strategjitë e tranzicionit të gjelbër në rajon dhe në BE. Kjo seri ka intervista me ekspertë, studime të rasteve të jetës reale dhe diskutime të thella që synojnë të frymëzojnë dhe edukojnë dëgjuesit mbi praktikat dhe zgjidhjet e qëndrueshme për një planet më të shëndetshëm. 

Episodi i parë, “Uji: Nevoja e përditshme”, fokusohet në ruajtjen e ujit, një çështje kritike për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Në të, profesoresha Dragana Tomasheviq Pilipoviq nga Universiteti i Novi Sadit dhe Harald Loishandl Weisz, ekspert i ç’ndotjes së ujit nga Agjencia e Mjedisit të Austrisë. Ata diskutojnë sfidat me ndotjen e ujit, pse është e rëndësishme të mbrohen burimet ujore dhe strategjitë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme ujore. Nxjerrin në pah keqkuptimet e zakonshme, duke shpjeguar se çështjet e ujit kanë të bëjnë me cilësinë po aq sa me sasinë. Gjithashtu diskutojnë mbi nevojën për sisteme më të mira monitorimi, problemet me objektet e vjetëruara të trajtimit të ujërave të zeza dhe ndotjen e shkaktuar nga industria dhe bujqësia. Episodi nënvizon nevojën urgjente për bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal dhe zbatimin efektiv të rregulloreve mjedisore. 

Kjo seri e podkasteve ilustron angazhimin e EU4Green për transparencë dhe angazhim publik, duke theksuar sukseset e prekshme mjedisore dhe duke nxitur optimizmin mes qytetarëve, ndërkohë që promovon llogaridhënien në qeverisje. Duke shfaqur arritjet nëpërmjet nismave si fushata #WeDidIt, EU4Green feston përparimin e përpjekjeve rajonale dhe lokale në zbatimin e masave dhe reformave sipas direktivave të Agjendës së Gjelbër. Kjo qasje jo vetëm që demonstron ndikimin pozitiv të përpjekjeve bashkëpunuese në mjedis dhe shoqëri, por gjithashtu lehtëson ndarjen e njohurive midis palëve të interesuara, duke frymëzuar ekonomitë e tjera për të përsëritur strategjitë e suksesshme. 

Nëpërmjet nismave të tilla, EU4Green vazhdon të mbështesë Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e tij drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, duke u përafruar me qëllimet më të gjera të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian. 

Për më shumë informacione, mund t’i shikoni episodet e para të GreenCast të Ballkanit Perëndimor këtu: EU4Green Transboundary Podcast 

 

Rreth projektit: 

Projekti EU4Green mbështet Ballkanin Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – në zbatimin e “Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, në gjelbërimin e ekonomive të tyre në konsultim me të gjithë partnerët përkatës dhe në rritjen e monitorimit dhe raportimit. 

EU4Green do të kontribuojë në rajon për: 

  • kalim në ekonomi rrethore; 
  • monitorimin dhe reduktimin e ndotësve në ajër, ujë dhe tokë; 
  • rritjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të bujqësisë ndaj klimës; 
  • ruajtjes së biodiversitetit; 
  • ofrimit të mbështetjes ad hoc të politikave të nivelit të lartë; 
  • forcimit të monitorimit dhe raportimit për Agjendën e Gjelbër; 
  • përmirësimin e të kuptuarit të Agjendës së Gjelbër nëpërmjet aktiviteteve të komunikimit; 
  • forcimin e edukimit të gjelbër; 
  • përfshirjen e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë; 
  • nxitjen e financimit të tranzicionit të gjelbër. 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.