Forumi Rinor i BP 2023 në Tiranë: Fuqizimi i të Rinjve për të Vepruar sipas Deklaratës së Berlinit News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

12/10/2023

Forumi Rinor i BP 2023 në Tiranë: Fuqizimi i të Rinjve për të Vepruar sipas Deklaratës së Berlinit

Nën temën “Balkan Youth Express,” ky forum mblodhi së bashku më shumë se 90 pjesëmarrës duke përfshirë 36 pjesëmarrës të rinj nga rajoni, ministra, palë interesi të ndryshëm vendor dhe rajonal, përfaqësues institucional dhe më shumë. Së fundmi, u krijua një hapësirë dhe një platformë për të rinjtë për të ndjekur zhvillimet që rrjedhin nga Deklarata e Berlinit në vitin e 2022, për të vendosur shtyllat e Deklaratës për vitin 2023, dhe për të vendosur veprime dhe aktivitete të prekshme për t’i shndërruar këto aspirata në realitet. Për më tepër, për të pasur mundësinë për t’i trajtuar të gjitha këto në tryezën e vendimmarrjes së lartë të aktorëve të BP-së dhe BE-së.

 

Gjithashtu, Ambasadorët e Rinj Evropian morën pjesë në forum. Disa si pjesëmarrësit dhe të tjerët si lehtësues.

 

Aktiviteti filloi në Center for Openness and Dialogue në Tiranë, dhe nga atje, të gjithë pjesëmarrësit gjatë udhëtimit nga Elbasani në Durrës nisën një trajnim. Gjatë udhëtimit,të rinjtë u angazhuan në diskutime produktive duke u fokusuar në 3 shtyllat kryesore të Deklaratës së Berlinit për të formësuar planet e veprimet. Një ditë më vonë, të rinjtë prezantuan zyrtarisht pikat e veprimit para palëve të interesit vendor në aktivitetin përmbyllës në Qendrën Piramida.

 

Forumi luajti një rol vendimtar në kuadrin më të gjerë të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014, që synon nxitjen e integrimit rajonal dhe forcimin e lidhjeve me BE-në. Në kuadër të kësaj nisme, Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO) është shfaqur si një mekanizëm institucional jetik, që lidh dhe fuqizon të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit 2023 në Tiranë më 16 tetor premton jo vetëm të shfaqë përkushtimin e rajonit për integrim, por edhe të fuqizojë të rinjtë e tij dhe të forcojë bashkëpunimin mes vendimmarrësve.

 

36 përfaqësues të rinj nga rajoni, pjesëmarrës në Forumin Rinor të BP-së 2023, u bënë thirrje palëve të interesit dhe vendimmarrësve të reflektojnë mbi pikat e formuluara të veprimit dhe të bashkëpunojnë në mënyra të ndryshme.

Burimi: RYCO

Fotografitë: RYCO

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.