Mozaiku ikonik i restauruar i Shqipërisë rimerr shkëlqimin e tij origjinal në sheshin kryesor të Tiranës News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

19/05/2023

Mozaiku ikonik i restauruar i Shqipërisë rimerr shkëlqimin e tij origjinal në sheshin kryesor të Tiranës

16 maji shënoi inaugurimin zyrtar të Mozaikut të restauruar të fasadës në Muzeun Historik Kombëtar në sheshin Skënderbej të Shqipërisë. Ceremonia ishte pjesë e festimeve të Javës së Evropës ku morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të BE-së, Ministrisë  së Kulturës, OKB-së dhe UNOPS-it, medias, ekspertë të trashëgimisë dhe krijuesit e Mozaikut. Mozaiku u restaurua në kuadër të programit EU4Culture të financuar nga BE-ja, zbatuar nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

 

Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është konsideruar një nga veprat më të mira të Realizmit të vonë Socialist Shqiptar. I ndërtuar në vitin 1981, në sipërfaqen prej 565m2, ai shfaq disa nga momentet më të rëndësishme të historisë, që nga antikiteti deri në epokën komuniste. Dizajni i tij është punuar nga artistët e mirënjohur të kohës, si  Vilson Kilica, Josif Droboniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi.

 

Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës i 50 viteve të fundit. Efektet e tij ishin shkatërrimtare, duke shkaktuar dëme të mëdha në 11 bashki, përfshirë objekte të shumta të trashëgimisë kulturore, midis tyre edhe Mozaikun. Në përgjigje të kësaj krize, Bashkimi Evropian nisi projektin EU4Culture, të zbatuar nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ky projekt synon restaurimin dhe rijetësimin e siteve të trashëgimisë kulturore që u dëmtuan nga tërmeti dhe është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga BE-ja në mbarë botën, me një buxhet total prej 40 milionë eurosh.

Read more (Lexoni më shumë)

Burimi: EU4 Culture

Fotografitë nga: EU4 Culture

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.