Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Të bashkuar kundër dhunës ndaj grave – ky është slogani i fushatës globale të këtij viti për 16 ditët e aktivizmit – Orange the World. Ngjyra portokalli bashkoi basketbollistët e Crvena zvezda dhe Partizanit, që u takuan për herë të parë këtë muaj për një derbi në garën më të mirë evropiane të basketbollit – Euroleague. Kapitenët e dy skuadrave të Beogradit filmuan një video-mesazh të përbashkët: “Dhuna ndaj grave duhet të marrë fund. Është detyra jonë të mbrojmë të gjitha gratë: nënat, motrat, bashkëshortet, shoqet… Raportojeni dhunën menjëherë – nuk ka justifikime! Le t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga dhuna. Bullisti është frikacak – le të bëhemi trima. Le t’i mbrojmë viktimat.” Lojtarëve iu bashkua trajneri i skuadrës kombëtare serbe, Svetislav Pešić-i, si dhe trajneri i Partizanit, Željko Obradović.
Një në tre gra në Bashkimin Evropian dhe kudo në botë ka përjetuar dhunë fizike, seksuale, socio-ekonomike dhe/ose verbale të paktën njëherë në jetë. Diskriminimi gjinor, ngacmimi seksual dhe dhuna gjinore janë problematika të të drejtave themelore të njeriut. Këtë vit, EU Delegation in Serbia i bashkohet fushatës globale të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës gjinore (global campaign of 16 days of activism against gender-based violence) duke promovuar fuqizimin e grave dhe nëpërmjet bashkëpunimit me komunitetin më të gjerë kundër dhunës fizike, verbale dhe socio-ekonomike.
Gjatë kësaj fushate globale, EU Delegation in Serbia lidhi partneritet me personalitete serbe në sferat e modës, artit, sportit, letërsisë dhe kinematografisë.
Lexoni më shumë (Read more)
Fotografia: EU Delegation to Serbia
Burimi: EU Delegation to Serbia
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!