600,000 KM për përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë në sektorin agroushqimor të Bosnjë dhe Hercegovinë-s. News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

24/11/2022

600,000 KM për përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë në sektorin agroushqimor të Bosnjë dhe Hercegovinë-s.

Është bërë një thirrje publike për pjesëmarrjen në programin e çmimeve të ndihmës teknike dhe granteve, si pjesë e mbështetjes së investimeve, me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë (duke përfshirë edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19) në sektorin agroushqimor të Bosnje dhe Hercegovinës, si pjesë e projektitEU4BusinessRecovery, që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë.

 

Duke publikuar këtë thirrje publike me vlerë 600,000 KM, Bashkimi Evropian do t’u japë mundësinë kompanive të marrin pjesë në një program që përfshin trajnim dhe ndihmë teknike e financiare në lidhje me shëndetin e sigurinë në punë. Pas pjesëmarrjes në trajnim dhe mbështetjes së ofruar nga projekti, kompanitë do të kualifikohen për mbështetje financiare në formën e investimeve që arrijnë vlerat ndërmjet  10,000 dhe 30,000 KM, që do të përdoren për të vënë në zbatim masat e rekomanduara të shëndetit dhe sigurisë në punë (duke përfshirë këtu edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19).

 

Kompanitë e përzgjedhura do të marrin pjesë në trajnime falas për aspektin ligjor dhe rëndësinë e zbatimit të masave të shëndetit dhe sigurisë në punë. Për më tepër, kompanive do t’u ofrohet gjithashtu ndihmë teknike, në mënyrë që të vlerësojnë gjendjen aktuale të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe  verifikojnë kushtet në ambientet e punës dhe t’u ofrohen rekomandimet për përmirësimin e ambientit të punës.

Read more

Burimi: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina

Fotografia: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.