Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Më 13 shtator, Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen e parë financiare vjetore, në kuadër të ‘Instrument for Pre-accession Assistance III’ (IPA III), me vlerë 63.96 milion euro. Pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të ‘Financial Framework Partnership Agreement’ ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ky ishte një ndër hapat e fundit zyrtarë që do të sigurojnë disbursimin gradual të ndihmës financiare të BE-së për Kosovën, në kuadër të marrëveshjes kornizë të partneritetit IPA III për periudhën 2021-2027. Kuvendi i Kosovës gjithashtu duhet të ratifikojë marrëveshjen.
Nëpërmjet 14 programeve të njëpasnjëshme financiare vjetore nga viti 2007 deri në vitin 2020, në kuadër të IPA I dhe IPA II, BE-ja deri më tani ka siguruar ndihmë financiare prej 1.21 miliardë eurosh për Kosovën.
“63.96 milionë eurot e para nga IPA III do të përdoren për të nxitur konkurrencën në sektorin agro-ushqimor të Kosovës dhe për të ndihmuar përmbushjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE. Më pas, financimi do të orientohet drejt përmirësimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përparimit të barazisë gjinore, si dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve komunale dhe sigurisë publike në Kosovë,” tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Financimi vjetor IPA III do të kombinohet me 16 milionë eurot shtesë nga qeveria e Kosovës dhe me financimin nga partnerët e tjerë me një shumë prej 3.8 milionë eurosh. BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi kryesor i ndihmës financiare.
Burimi: European Union office in Kosovo
Fotot nga: European Union office in Kosovo
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!