Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbajë fjalimin e saj të tretë të ‘Situatës të Unionit’ para Parlamentit Evropian, më 14 shtator 2022. Si çdo vit, gjatë fjalimit do të rishikohen arritjet e deritanishme dhe do të shpaloset vizioni i saj për të ardhmen. Fjalimi do të ndiqet nga një debat plenar.
Pas dy viteve të pandemisë dhe me luftën që vazhdon të zhvillohet në kontinentin evropian pas agresionit rus në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Evropian do të bëjë njoftime të rëndësishme për t’i trajtuar këto sfida dhe do të shpalosë vizionin e saj për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh kontekstin e veçantë gjeopolitik, këtë vit, fjalimi i ‘Gjendjes së Bashkimit Evropian’ pritet të tërheqë vëmendje jashtë BE-së edhe më shumë se në të kaluarën.
SOTEU 2022 do të transmetohet Live edhe në Ebs, në platformat e mediave sociale të Komisionit: Facebook, Twitter, LinkedIn, Youtube dhe Telegram – si dhe në llogaritë personale të presidentes von der Leyen në Twitter, Instagram dhe LinkedIn.
Burimi: European Union
Fotot nga: European Union
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!