Në rrethinat e Sarajevës, në Ciglanë, është është ekspozuar në një vend të dukshëm një qilim i mrekullueshëm. Sidoqoftë, ky ‘Čepoćilim’ ka diçka të veçantë: është i bërë nga 25,000 tapa shishesh plastike. Emri i tij në shqip mund të përkthehet si ‘qilim tapash’. Ai u dizenjua dhe u krijua si pjesë e një projekti nga Shoqata e Artit të Gjelbër, një OJQ nga Sarajeva, në Bosnjë & Hercegovinë. Presidentja e shoqatës, Alma Hrasnica Dervišević, shpjegon se e gjithë kjo filloi rreth dhjetë vite më parë, në momentin kur i erdhi një ide për të krijuar art me anë të tapave të shisheve si pjesë e aktiviteteve për Javën Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve në Sarajevë. “Në atë kohë, ky konsiderohej si një projekt mjaft ambicioz për ne, meqenëse nuk e dinim me siguri nëse njerëzit do ta vlerësonin këtë nismë dhe gjithashtu ishim të shqetësuar për reagimin e tyre,”- thotë Alma.
Sfida fillestare ishte mbledhja e tapave të shisheve. Alma caktoi një vend për mbledhjen e tapave të shisheve dhe kontaktoi shkollat, kompanitë dhe institucione të tjera, duke i pyetur nëse kishin dëshirë të kontribuonin për këtë projekt duke grumbulluar dhe shpërndarë tapat e shisheve plastike të hedhura. “Për çudinë time, përgjigja ishte shumë pozitive dhe brenda një kohe të shkurtër arritëm të mblidhnim një sasi të konsiderueshme tapash. Ja se si nisi trendi i Čepoćilim-it,”-thotë Alma.
“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje.”
Alma Hrasnica Dervišević, Shoqata e Artit të Gjelbër
Të krijojmë një qilim me tapa shishesh çdo vit
Pas suksesit dhe vlerësimit të qilimit të parë me tapa shishesh, Alma dhe kolegët e saj nga Shoqata e Artit të Gjelbër vendosën ta kthejnë këtë në një aktivitet të përvitshëm, ku të dizenjojnë dhe të krijojnë të paktën një tapet me tapa shishesh plastike. Për modelin, vendosën të bazoheshin te qilimi tradicional boshnjak, meqenëse kjo do të shërbente si një atraksion artistik por edhe turistik, duke kontribuar kështu për promovimin e trashëgimisë kulturore.
“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe unë besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje,”- thotë Alma.
Duke përfshirë të rinjtë, Alma beson se arritën ta rrisin në mënyrë domethënëse ndërgjegjësimin tek grupet që mund të kontribuojnë për mbrojtjen mjedisore në të ardhmen, nëpërmjet reduktimit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Kohët e fundit, Shoqata e Artit të Gjelbër pati shumë mbështetje nga programi ReLOaD (Regional Programme on Local Democracy – Programi Rajonal për Demokracinë Vendore) . Programi i ndihmoi me projektin më të fundit, duke dizenjuar dhe duke krijuar stola me tapa shishesh, me një model vizual të bazuar te qilimat tradicionale boshnjake. Në aktivitetin më të fundit, përfshinë fëmijë nga shkolla fillore Vladislav Skarić, nga shkolla Mjedenica për fëmijë me vështirësi në të nxënë dhe nga jetimorja Bjelave. Si pjesë e projektit, ngritën 30 punishte të artit ekologjik, për shndërrimin e mbetjeve në art të gjelbër. Në këto punishte, ata përdorën materiale të tilla, si shishet plastike dhe kanoçet. Në projektin e tyre përfundimtar, përdorën rreth 15,000 tapa shishesh për të ndërtuar stolat.
“Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së.”
Alma Hrasnica Dervišević, Shoqata e Artit të Gjelbër
Projekti krijoi një ambient, në të cilin fëmijët dhe të rinjtë ishin në gjendje të zhvillonin nisma kulturore ekologjike dhe në të njëjtën kohë të miqësoheshin nëpërmjet aktiviteteve artistike. “Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së,”- thotë Alma.
Stoli me tapa shishesh ndodhet tanimë pikërisht në qendër të Sarajevës, në rrugën Gimnazijska, i rrethuar nga shkolla fillore dhe të mesme. Alma është shumë krenare për këtë vepër. Të gjithë fëmijët që punuan për të, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre mund ta shohin çdo ditë dhe të kujtohen për rëndësinë e pakësimit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Lidhur me programin
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. ReLOaD është tani në fazën e dytë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.
Photo credits: Alma Hrasnica Dervišević
Sfida fillestare ishte mbledhja e tapave të shisheve. Alma caktoi një vend për mbledhjen e tapave të shisheve dhe kontaktoi shkollat, kompanitë dhe institucione të tjera, duke i pyetur nëse kishin dëshirë të kontribuonin për këtë projekt duke grumbulluar dhe shpërndarë tapat e shisheve plastike të hedhura. “Për çudinë time, përgjigja ishte shumë pozitive dhe brenda një kohe të shkurtër arritëm të mblidhnim një sasi të konsiderueshme tapash. Ja se si nisi trendi i Čepoćilim-it,”-thotë Alma.
Të krijojmë një qilim me tapa shishesh çdo vit
Pas suksesit dhe vlerësimit të qilimit të parë me tapa shishesh, Alma dhe kolegët e saj nga Shoqata e Artit të Gjelbër vendosën ta kthejnë këtë në një aktivitet të përvitshëm, ku të dizenjojnë dhe të krijojnë të paktën një tapet me tapa shishesh plastike. Për modelin, vendosën të bazoheshin te qilimi tradicional boshnjak, meqenëse kjo do të shërbente si një atraksion artistik por edhe turistik, duke kontribuar kështu për promovimin e trashëgimisë kulturore.
“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe unë besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje,”- thotë Alma.
Duke përfshirë të rinjtë, Alma beson se arritën ta rrisin në mënyrë domethënëse ndërgjegjësimin tek grupet që mund të kontribuojnë për mbrojtjen mjedisore në të ardhmen, nëpërmjet reduktimit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Kohët e fundit, Shoqata e Artit të Gjelbër pati shumë mbështetje nga programi ReLOaD (Regional Programme on Local Democracy – Programi Rajonal për Demokracinë Vendore) . Programi i ndihmoi me projektin më të fundit, duke dizenjuar dhe duke krijuar stola me tapa shishesh, me një model vizual të bazuar te qilimat tradicionale boshnjake. Në aktivitetin më të fundit, përfshinë fëmijë nga shkolla fillore Vladislav Skarić, nga shkolla Mjedenica për fëmijë me vështirësi në të nxënë dhe nga jetimorja Bjelave. Si pjesë e projektit, ngritën 30 punishte të artit ekologjik, për shndërrimin e mbetjeve në art të gjelbër. Në këto punishte, ata përdorën materiale të tilla, si shishet plastike dhe kanoçet. Në projektin e tyre përfundimtar, përdorën rreth 15,000 tapa shishesh për të ndërtuar stolat.
Projekti krijoi një ambient, në të cilin fëmijët dhe të rinjtë ishin në gjendje të zhvillonin nisma kulturore ekologjike dhe në të njëjtën kohë të miqësoheshin nëpërmjet aktiviteteve artistike. “Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së,”- thotë Alma.
Stoli me tapa shishesh ndodhet tanimë pikërisht në qendër të Sarajevës, në rrugën Gimnazijska, i rrethuar nga shkolla fillore dhe të mesme. Alma është shumë krenare për këtë vepër. Të gjithë fëmijët që punuan për të, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre mund ta shohin çdo ditë dhe të kujtohen për rëndësinë e pakësimit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Lidhur me programin
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. ReLOaD është tani në fazën e dytë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.
Photo credits: Alma Hrasnica Dervišević
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!