Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA) marrin pjesë në debatin mbi fuqizimin e grave në Beograd News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

15/04/2022

Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA) marrin pjesë në debatin mbi fuqizimin e grave në Beograd

Gjatë ditëve të fund të marsit, në Beograd u zhvillua minifestivali hibrid EU4Balkans (BE-ja për Ballkanin). Evenimenti ishte pjesë e aktiviteteve të bashkëpunimit të organizuara nga Drejtoria e Përgjithshme për Politikat Rajonale dhe Urbane të Komisionit Evropian dhe organizatorët e festivalit Balkan Trafik. Nëpërmjet debatit, evenimenteve kulturore dhe takimeve me zëvendësministrin e Kulturës dhe Medias të Serbisë, aktiviteti mbuloi një sërë çështjesh të rëndësishme të tilla si punësimi i të rinjve, gjithëpërfshirja dhe zhvillimi i zonave rurale në Ballkanin Perëndimor.

 

Debati përfshinte Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA) dhe u fokusua në fuqizimin e grave ku pjesëmarrësit theksuan se fuqizimi i grave kërkon sigurimin e mjeteve dhe aftësive për të ecur përpara, për të qenë të pavarur dhe për të ndryshuar shoqërinë.

 

Aktivitetet EU4Balkans synojnë të nxjerrin në pah bashkëpunimin ndërrajonal si pjesë e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA) dhe ndikimin pozitiv të Politikave të Zgjerimit të BE-së.

Lexoni më shumë (Artikulli është në gjuhën serbe.)

Burimi: BLIC

Fotografitë: Balkan Trafik

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.