“Kush je ti? Teknologjia e re për verifikimin e identitetit në Serbi | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

“Kush je ti? Teknologjia e re për verifikimin e identitetit në Serbi

27 Aug 2021

Miloš Milovanović është një profesor i lëndës së teknologjisë së informacionit në Universitetin e Beogradit dhe bashkëthemelues i kompanisë IT Blinking. Gjatë karrierës së tij ka punuar si muzikant, prezantues në radio, postier; gjithashtu ka punuar për një kohë të shkurtër në ndërtim para se të bëhej profesor, dhe së fundmi është kthyer në një sipëmarrës. E vetmja gjë që ka mbetur e njëjtë është dashuria e tij për teknologjinë dhe se sa interesante është mënyra se si ajo mund të ndryshojë botën. Si shkencëtar, ai i është përkushtuar hulumtimit të identitetit digjital dhe biometrikës. Së fundmi, ai sëbashku me mikun dhe njëkohësisht kolegu i tij, Miroslav Minović, vendosën të krijonin një kompani që mund tu mundësonte shoqërisë të kryenin transformimin thelbësor digjital.

Ideja e tyre për të filluar një kompani erdhi nga konkluzioni se, marrja e të dhënave dhe dokumentave në mënyrë manuale, duke shkuar në ambientet fizike ose nëpërmjet kanaleve të pasigurta dhe të paverifikuara digjitale, nuk është plotësisht i saktë dhe i vjetëruar. Gjatë procesit të aplikimit për një shërbim, për shembull, njerëzit shpesh lënë kopje të të dhënave ose dokumenteve të tyre në duart e çdo personi nëpër të cilin kalon aplikimi i tyre.  Miloš dhe Miroslav e dinin se në këtë mënyrë mund të bëheshin shkelje, vjedhje identiteti dhe të dhënat private mund të keqpërdoreshin dhe gjithashtu është i kushtueshëm në aspektin e kohës dhe anës monetare të individëve dhe organizatave. Prandaj ata punuan për të krijuar një mënyrë të besueshme, të sigurt dhe të thjeshtë për të bërë konfirmimin e identitetit.

“Për vite me radhë, kompanitë kanë kërkuar një mënyrë për të lidhur biznesin e tyre me ndërveprimin digjital, por atyre u mungonin zgjidhje të përshtatshme.”

Miloš Milovanović,Blinking

Fundi i radhëve të gjata para bankave

Në vitin 2017, profesor Miloš dhe Miroslav ngritën pyetjen se kur radhët para degëve të bankave nuk do të krijoheshin më dhe njerëzit me të vërtetë do të fillonin të përfundonin gjërat “me anë të një kliku”. Miloš tregon se ata donin të krijonin dicka për përdorim vetjak “Për vite me radhë, kompanitë kanë kërkuar një mënyrë për të lidhur biznesin e tyre me ndërveprimin digjital, por atyre u mungonin zgjidhje të përshtatshme”, shpjegon ai.

Ai përshkruan se edhe pse ishte e qartë që ekzistonte një nevojë e tillë në treg, ku dhe sipërmarres të tjerë ishin në dijeni, ka pasur hezitime për të prezantuar produktin. “Ata thjeshtë nuk ishin gati”, thotë ai, kështu që të dy burrat morën vendimin për të mësuar tregun me ID-në digjitale. Qasja jonë ishte të prezantonim teknologjinë hap pas hapi, tjetra ishte promovimi i përfitimeve të përdorimit të teknologjisë në leksione dhe prezantime për të tërhequr bizneset edhe palët e tjera të interesuara në përdorimin e këtij produkti.

Në fund, të gjitha përpjekjet e tyre u shpërblyen dhe Blinking tani është kompania kryesore në Serbi për verifikimin e identitetit digjital dhe një nga kompanitë kryesore në rajon. Por ambiciet e tyre nuk u ndalën këtu, ata donin të rrisin shitjet e tyre në rajon dhe të hynin në tregun e BE-së dhe atë botëror. Për të arritur këtë ata kishin nevojë për mbështetje, e cila erdhi nga programi i financuar nga BE-ja, programi ‘PowerUP’ i cili ka qëllimin të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme (SME) të Ballkanit Perëndimor për të qenë rezilientë ndaj COVID-19 dhe për të zgjeruar praninë e tyre në treg.

“PowerUP ishte një program shumë i mirë ku kemi marrë informacione dhe aftësi shumë të dobishme. Pjesa më e rëndësishme për ne ka të bëjë me zhvillimin ndërkombëtar përtej Ballkanit Perëndimor.”

Miloš Milovanović, Blinking

Programi PowerUP, i financuar nga BE-ja, mbështeti Blinking për të përmirësuar disa aftësi: menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe njohuritë në fushën e marketingut. “PowerUP ishte një program shumë i mirë ku kemi marrë informacione dhe aftësi shumë të dobishme. Pjesa më e rëndësishme për ne ka të bëjë me zhvillimin ndërkombëtar përtej Ballkanit Perëndimor”, thotë Miloš.

Blinking aktualisht ka 30 punonjës me kohë të plotë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të jashtëm. “Kur bëhet fjalë për të ardhmen, ne duam të ndërtojmë diçka afatgjatë. Por e di më së miri që ne duhet të jemi të durueshëm. Gjithashtu duhet të vazhdojmë të inkurajojmë se edhe nëse jeni nga Ballkani Perëndimor mund të bëheni një pjesëtar i rëndësishëm ndërkombëtar në këtë treg. Kjo është arsyeja përse ne po investojmë, përmirësojmë dhe zhvillojmë produkte të reja, disa prej të cilave do të lançohen deri në fund të vitit. Kështu që na ndiqni në rrjetet sociale për përditësimet më të fundit”, thotë Miloš.

Rreth projektit

PowerUP është një program për bizneset e vogla dhe të mesme, Start-up-et inovative, të cilat janë në kërkim të mënyrave të reja për të tërhequr klientët dhe për të përshtatur modelet e tyre të biznesit, që janë të interesuar në investimet e jashtme. Programi është krijuar nga Banka Botërore në nëntor të vitit 2020 dhe financohet nga BE-ja në kuadër të Fondit për Zhvillimin dhe Inovacionin e Ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (WB EDIF- Western Balkans Enterprise Development and Innovation Facility), me kompaninë udhëheqëse konsulente, Deloitte, duke mbështetur zbatimin e tij. Më shumë se 200 kompani të tjera nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia morën pjesë në program, duke bërë trajnime që synojnë të mbështesin rritjen e mëtejshme të bizneseve, aftësinë për të tërhequr investime dhe ndërtimin e rezistencës ndaj pandemisë COVID-19.

Mëso më shumë

Photo credits: Blinking

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.