Disa zakone nuk ndryshojnë: një pasion fëmijërie i kthyer në profesion | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Disa zakone nuk ndryshojnë: një pasion fëmijërie i kthyer në profesion

Nëpërmjet ERASMUS+ Florjan Muhaj nga Shqipëria e ka kthyer pasionin e tij për shkencat politike në karrierë profesionale.

SCROLL DOWN

Politika ka qenë pasioni i Florjanit qe në fëmijëri. Kur shokët e tij luanin me top, Florjanit i pëlqenin lajmet dhe ngjarjet politike. Ai u përfshi në klubin e shkollës së tij për shkencat politike kur ishte vetëm 14 vjeç. Më pas ai iu bashkua senatit të shkollës dhe u përzgjodh President. Ai e vazhdoi aktivizmin politik në shkollën e mesme ku promovoi problematikat mjedisore për bashkëmoshatarët e tij.

“Ndoshta disa gjëra shfaqen në fëmijërinë e hershme dhe thjesht bëhen më të forta dhe më të forta,” shprehet Florjani. Kur erdhi momenti për të vendosur për kursin e studimit në universitet, ai nuk kishte dyshime për fakultetin që do të zgjidhte. Ai u regjistrua në kursin e Universitetit të Shkencave Politike të Tiranës, i cili sipas Florjanit ishte ‘një program studimi relativisht i ri’. Ai kombinonte interesat e tij për demokratizimin, veprimin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

U përfshiva aq shumë në proces sa që isha tërësisht i bindur se për pak muaj do të isha pjesë e grupit të parë të studentëve që do të fillonin programin. Dhe ia dola!”

Florjan Muhaj

Zgjedhjet e karrierës
Florjani ishte shumë i qartë se donte një karrierë në fushën e politikëbërjes dhe diplomacisë duke u përqendruar në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e BE-së dhe jo aq shumë në partitë politike. Ai ishte i vetëdijshëm që kjo ishte një fushë studimi më specifike që kërkonte një lloj njohurie specifike dhe aftësi që nuk ishin të disponueshme në fakultetin e tij.

Në vitin 2017 një nga profesorët e tij e këshilloi të merrte në konsideratë mundësinë që të studionte në një program të nivelit master jashtë shtetit për Shkenca Politike, Integrim dhe Qeverisje nëpërmjet një skeme bursash të financuara nga programi i Bashkimit Evropian ERASMUS+.

Ai filloi përgatitjen e dokumenteve të aplikimit. “U përfshiva aq shumë në proces sa që isha tërësisht i bindur se në pak muaj do të isha pjesë e grupit të parë të studentëve që do të fillonin programin. Dhe ia dola!” Shprehet Florjani dhe entuziazmi i asaj kohe ndihet ende në zërin e tij.

Ai zgjodhi të studiojë në Austri. “Në atë kohë, Universiteti i Salzburg-ut ishte i vetmi universitet brenda programit që ofronte kurse për vitet e para. Më pas për studimet e vitit të dytë pata mundësinë të zgjidhje midis universiteteve partnere të Ballkanit Perëndimor, por si mund të mateshin ato me Universitetin e Slazburg-ut?! Do ta zgjidhja atë një milion herë,” shprehet Florjani.

Qasjet e reja
Ai flet me entuziazëm për qasjen në Salzburg. “Kishte shumë mundësi zgjedhjeje për sa i përket moduleve të kurseve, thuajse sikur të mund hartoje kursin vetë – diçka që nuk ndodh gjithkund dhe veçanërisht jo në Ballkani Perëndimor ku ke një program kursi fiks dhe vetëm disa zgjedhje.”

“U riktheva në Shqipëri me shumë njohuri rreth BE-së, politikave dhe teorive të tij; dhe një dashuri të pafundme për Salzburg-un.”

Florjan Muhaj

Gjatë studimeve në Austri ai pati mundësinë të vizitonte edhe disa nga institucionet kyçe të Bashkimit Evropian – në Luksemburg dhe Bruksel. Për të, kjo ishte një javë shumë produktive dhe ai pati mundësinë të shikonte vetë se si funksionon BE-ja dhe institucionet e saj. “U riktheva në Shqipëri me shumë njohuri rreth BE-së, politikave dhe teorive të saj; dhe një dashuri të pafundme për Salzburg-un dhe Austrinë dhe me miqësi të shkëlqyera që do të zgjasin përjetë.” Isha shumë entuziast që do të vendosja në praktikë çdo gjë që kisha nxënë,” shprehet ai.

Fillimi i një karriere
Florjani është tanimë 25 vjeç dhe punon për qeverinë lokale të qytetit të tij të lindjes në Njësinë e Integrimit në BE dhe Ndihmës së Huaj në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Gjatë dy viteve të fundit, ai ka punuar fort në bashkinë e tij për të shtuar mundësitë për integrimin evropian.

“Unë kam bashkëpunuar në organizimin e më shumë se sa 25 veprimtarive me rreth 1,000 pjesëmarrës në total, duke promovuar vlerat evropiane, angazhimin e të rinjve në shoqërinë civile dhe Ditët e rëndësishme për botën dhe Evropën dhe duke informuar qytetarët rreth procesit të integrimit në BE dhe institucionet dhe politikat e tij,” shprehet ai me krenari.

Rreth programit

ERASMUS+ është programi i BE-së që mbështet arsimin, trajnimin, të rinjtë dhe sportin në Evropë. Buxheti i tij prej 14.7 miliardë euro u ofron mundësi më shumë se katër milionë evropianëve për të studiuar, për t’u trajnuar dhe për të fituar përvoja jashtë vendit.

 

Photo credits: Florjan Muhaj

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.