Një marrëdhënie tridhjetë vjeçare, dhe bredhi më i vjetër në evropë | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Një marrëdhënie tridhjetë vjeçare, dhe bredhi më i vjetër në evropë

Përpjekjet për të ruajtur bredhin më të vjetër në Evropë mbështeten nga Bashkimi Evropian.

SCROLL DOWN

Picea omorika, e njohur ndryshe si bredhi serb, është një pemë fosile në një zonë të vogël në kufirin midis Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës Në vitin 1955 u shpall specie e mbrojtur, por shkencëtarët shprehen se do të zhduket shumë shpejt nëse nuk adresohen problematikat me ruajtjen e saj.

Nga pikëpamja evolucionare, është pema më e vjetër ekzistuese në Evropë, por si për ironi nuk është identifikuar deri në vitin 1875, çka e bën një ndër pemët e fundit të zbuluara. Profesor Milan Mataruga nga Universiteti Banja Luka në Bosnjë-Hercegovinë është një nga shkencëtarët kryesorë që punojnë për ruajtjen e kësaj bime të rrallë. “Për Picea omorika mësova për herë të parë kur isha student në Fakultetin e Pylltarisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1991. Zhvilluam një vizitë në zonën ku pema është endemike, dhe ishte dashuri me shikim të parë. Më mbërtheu menjëherë bukuria e kësaj bime të rrallë, dhe që atëherë u bë specia ime e parapëlqyer.” – thotë ai.

Që prej asaj kohe, Profesor Mataruga ka ëndërruar që të merrte pak kohë dhe të punonte për ruajtjen e Picea omorika. Hera e fundit kur ka ndodhur diçka e ngjashme ishte thuajse shtatëdhjetë vjet më parë, në vitin 1951, dhe profesori e dinte se nevojiteshin një gamë e re nismash. Megjithatë, midis detyrimeve akademike dhe familjare, dhe me mungesën e fondeve, ai nuk mundi të gjente një mënyrë për të realizuar ëndrrën e tij.

Më mbërtheu menjëherë bukuria e kësaj bime të rrallë, dhe që atëherë u bë specia ime e parapëlqyer.”

Milan Mataruga, Profesor

Bashkëpunimi

Mundësia i erdhi në vitin 2019 kur Profesor Mataruga filloi të punonte në një projekt të financuar nga BE-ja, që përqendrohej në ruajtjen e kësaj specieje të rrallë endemike. Projekti merret me vlerësimin e statusit të popullsisë së Picea omorika, propozimin e masave për ruajtjen e saj, dhe ndërgjegjësimin e rajonit rreth konservimit të saj, veçanërisht të të rinjve në zonën ku rritet Picea omorika.

Zonat e projektit ndodhen në të dyja anët e lumit Drina, dhe projekti do të mbrojë njëzet habitate të Picea omorika-s në rajonin ndërkufitar. Veprimtaritë zhvillohen në bashkëpunim me ndërmarrjen publike të Parkut Kombëtar “Tara” në Serbi dhe ndërmarrjen publike “Pyjet e Republikës Srpska” në Bosnjë-Hercegovinë. Marijana Josipović nga Parku Kombëtar “Tara” shpjegon se qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit të zonës, duke përfshirë edhe mbrojtjen e Picea omorika. Ajo shpjegon se partnerët e projektit bashkëpunojnë për të mbështetur mbijetesën e këtyre specieve nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të habitateve të kërcënuara të Picea omorika, dhe ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së specieve në rrezik.

“Ruajtja e bimës është një trashëgimi për brezat e ardhshëm.”

Milan Mataruga, Profesor

Krijimi i një trashëgimie


Dr. Jelena Aleksić, nga Instituti i Gjenetikës Molekulare dhe Inxhinierisë Gjenetike në Beograd, thekson nevojën për një studim gjenetik gjithëpërfshirës, një plan menaxhimi dhe një strategji afatgjatë, në mënyrë që Picea omorika të mbijetojë në këto zona. Edhe Profesor Mataruga merr parasysh planin afatgjatë. Ai thotë se një rezultat i rëndësishëm i projektit është përfshirja vullnetare e studentëve. Ai e di nga përvoja se çfarë ndikimi mund të ketë kjo pemë e paçmuar mbi brezat e rinj, duke e përmbyllur: “Ruajtja e bimës është një trashëgimi për brezat e ardhshëm.”

Projekti mbështetet përmes Programit Ndërkufitar të mbështetur nga BE-ja – Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Photo Credits: Milan Mataruga

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.