Përtej Mjeshtërisë Skenike: Ndërtimi i lidhjeve dhe transformimi i teatrit në prapaskenë | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Përtej Mjeshtërisë Skenike: Ndërtimi i lidhjeve dhe transformimi i teatrit në prapaskenë

20 Feb 2025

“Ishte përvojë intensive dhe emocionuese. Gjatë 5 ditëve fituam shumë informacione të vlefshme dhe praktike, që nga procesi i konceptimit të kompozimeve dhe tingujve të integruar me shfaqje teatrale e deri tek përdorimi praktik i aplikacioneve dhe faqeve të internetit për krijimin ose modifikimin e kompozimeve të ndryshme”, thotë Belkisa Zhelegu, studente e Aktrimit nga Tirana, për pjesëmarrjen e saj në masterklasin Dizajni i Zërit, të zhvilluar nga Alessandro Olla në Beograd, në mars të 2024. 

Masterklasi është një nga tre klasat master që synojnë të përmirësojnë cilësinë e punës në prapaskenë në teatro në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri, organizuar në kuadër të Programit të Zotërimit Përtej Skenës, mbështetur nga Këshilli Britanik nëpërmjet projektit CC4WB të financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor nga sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik. 

Adresimi i nevojës për profesionistë të kualifikuar të teatrit në funksionimin e zërit, ndriçimit dhe të videos, ndërkohë që nxit dialogun dhe bashkëpunimin midis artistëve dhe profesionistëve të rinj nga Ballkani Perëndimor, bën të mundur që programi Përtej Mjeshtërisë Skenike t’i shërbejë një misioni të dyfishtë. 

Të udhëhequr nga profesionistë të industrisë së klasit botëror si Luigi Bondi (dizajni i ndriçimit), Alessandro Olla (dizajni i zërit) dhe Lazar Nikoliç (punë me video), punëtoritë jo vetëm që pajisën pjesëmarrësit me ekspertizë teknike, por gjithashtu krijuan një mjedis të përbashkët me pranim kulturor. 

Bondi, projektues i njohur ndriçimi dhe profesor në Akademinë Kombëtare të Arteve Silvio D’Amico, i pyetur për përvojën e tij në Beograd tha, “mësimdhënia gjithmonë paraqet mundësi të shkëlqyer për ballafaqim. Duke dhënë mësim, unë mësoj atë që nuk e di nga njerëz me përvojë të ndryshme, mosha të ndryshme dhe prejardhje të ndryshme. Në rastin e studentëve që takova në masterklasin në Beograd, munda të zbuloja më shumë për vende si Kosova, Serbia dhe Shqipëria, si dhe të takoja njerëz motivues, që më stimulojnë në nivel njerëzor”.  

Përtej trajnimeve dhe mësimeve, punëtoritë ishin të frytshme për pjesëmarrësit të cilët krijuan lidhje dhe shkëmbyen më shumë me njëri-tjetrin, që është një ndjenjë e ndjerë edhe nga znj. Zhelegu, “Marrëdhëniet e ndërtuara brenda grupit ishin frymëzuese, duke nxitur bashkëpunime të mundshme të ardhshme dhe artistike. Ishim një grup i larmishëm, me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia, por pasioni ynë për teatrin ishte më i madh se çdo gjë, në një moment të gjithë e ndjenim se i përkisnim artit”. 

Projekti ishte i dobishëm edhe për mentorët, siç konfirmoi Bondi, i cili thotë se sapo ka filluar të frekuentojë një teatër në Sarajevë dhe falë shkëmbimit që ka pasur me studentët e masterklasit, është në gjendje që më mirë të kuptojë teatrin, “ndonëse burimet dhe mjetet ekonomike janë të kufizuara, ka rigorozitet të madh dhe fermentim krijues, jo vetëm në disiplinën e artistit por në përgjithësi në disiplinat artistike. Ndjej se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, arti vlerësohet shumë për atë që është në të vërtetë: një motor i fuqishëm i zhvillimit socio-kulturor”, thotë Bondi. 

Projekti Përtej Mjeshtërisë Skenike synon jo vetëm të krijojë mundësi për përfaqësim më të mirë të skenës së Ballkanit Perëndimor në kontekstin evropian, por më e rëndësishmja është se fuqizon artistët dhe profesionistët vendas dhe nxit lidhje domethënëse mes tyre duke krijuar mundësi që të punojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. 

Pjesëmarrësit e projektit më tej do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një program për mbrojtjen e vendeve të punës në një nga teatrot në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pjesëmarrësit nga të tre vendet do të punojnë në vend të ndryshëm nga vendi i tyre, duke kontribuar më tej në rritjen e tyre profesionale dhe personale dhe duke krijuar mundësi që pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë kulturën e secilit vend përkatës duke jetuar dhe punuar atje. 

Në kuadrin e projektit u prodhuan tre manuale për mësimdhënie joformale rreth zërit, dizajnit të dritës dhe punës me video për teatër, që do të shpërndahen në teatro publike dhe të pavarura në vendet e përfshira në zbatimin e projektit, duke siguruar qëndrueshmëri të projektit përtej kohëzgjatjes së tij zyrtare. 

Ndërsa magjia e teatrit ndodh shpesh në skenë, mjeshtëria e vërtetë qëndron në lidhjet që ndërtojmë dhe mësimet që nxjerrim prapa skenave. Kjo nismë nuk ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike – ka të bëjë – ka të bëjë me fuqizimin e artistëve dhe nxitjen e lidhjeve dhe shkëmbimeve njerëzore. 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.