Rrahim Zeqiri, tani kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Qymyrit në Llabjan, Novobërdë/Novo Brdo, ka mbi 35 vjet që punon me pyjet e drurit. I rritur në zonë malore, lidhja e tij me malet është edhe shpirtërore edhe ekonomike. Sikurse edhe mbi 20 familje të tjera në fshatin e tij, ai dhe familja e tij kanë gjetur mënyra për kthyer mjedisin e tyre në burim të ardhurash. Pavarësisht mungesës së arsimimit formal, ai çdoherë ka ëndërruar të punojë në pylltari, siç thotë ai “Unë e kam dashur çdoherë pyllin dhe kam ëndërruar të punojë profesionalisht në pylltari, megjithatë për shkak të mungesës së arsimimit adekuat, ëndrra ime nuk u realizua”. Në vitin 2015, me iniciativë të tij, Z. Zeqiri filloi, siç thotë ai, “të pastrojë pyjet”, e cila është metodë e mbledhjes së degëve të holluara dhe drurëve të vdekur dhe përdorimit të tyre për prodhimin e qymyrit që përdoret kryesisht për ngrohje në ekonomitë vendore.
Mirëpo, gjatë gjithë kësaj kohe, me misionin për të përdorur pyllin duke mos e dëmtuar atë, ai kishte një dëshirë, të ketë një profesionist që vlerëson nëse ai dëmtonte pyllin ose jo. Kjo e solli në kontakt me autoritet lokale dhe më në thelb me ekipin e projektit të financuar nga BE “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me qëllime të shumëfishta të pyjeve për të përmirësuar jetesën rurale dhe për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, përmes së cilit synonte të bashkon të gjitha familjet që punonin në prodhimin e qymyrit dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale jo vetëm për të pastruar pyjet private, por po ashtu edhe pyjet publike.
Nismat e këtilla të komuniteti, në vende ku, “shumica e familjeve mbështeten në ndihmë sociale dhe shqetësohen se një rregullim formal si ky do t’i pengonte ata të punojnë”, çdoherë paraqesin sfidë. Mirëpo, Rrahimi është i bindur se, të punosh së bashku për pyje më të pastra dhe më të shëndetshme, duke i përdorur sa më mirë ato”, është e dobishme për çdokënd dhe ai është i përkushtuar për të shtuar numrin e banorëve lokal rreth nismës së tij.
Ngjashëm me Rrahimin në Novobërdë/Novo Brdo, Kumrije Kadriu në fshatin e Vrellës të Komunës së Istogut po përpiqet të mbledhë gratë që veç më përdorin të mirat e pyjeve për të siguruar jetesën e tyre, në një nismë më të organizuar dhe më të qëndrueshme. Kumrija është kryetarja e Shoqatës Melissa, e cila fillimisht u themelua si Shoqatë e Bletarëve, por siç thotë ajo, ato “kuptuan shpejtë potencialin në mbledhjen e bimëve siç janë barishtet dhe manaferrat nga mali”. Të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve ndihmojnë shumicën e grave të plotësojnë të ardhurat e tyre shtëpiake, posaçërisht në rajon ku mundësitë e punësimit për gra janë të pakta.
Duke jetuar në rajon të rrethuar nga malet, për Kumrijen dhe shoqet e saj ka qenë pothuaj gjë e natyrshme që të mbledhin barishte dhe manaferra të papërpunuara në male, për përdorim shtëpiak. Duke parë potencialin e këtij aktiviteti, ata filluan të kërkojnë mundësi për t’a kthyer këtë në biznes fitimprurës, nga i cili do të kishin përfitim gratë e këtij rajoni. Mirëpo, deri më tani, kanë pasur mundësi vetëm të mbledhin dhe të thajnë barishtet dhe manaferrat, dhe kjo e bën të vështirë nxjerrjen e këtyre produkteve në tregun aktual. Për Kumrijen dhe shoqet e saj, makina që u mundëson atyre të paketojnë barishtet e tyre, i jep vlerë të rëndësishme produkteve të tyre dhe kjo ka ndryshuar gjithçka.
Kumrije Kadriu
Kumrija sqaron se, qëllimi i tyre është të krijojnë rrjet të qëndrueshëm të grave mbledhëse, i cili do të jetë po ashtu zinxhiri i tyre i furnizimit dhe do të blejnë barishtet dhe manaferrat e mbledhura nga gratë që veç më janë duke i mbledhur ato, me çmim konkurrues për të kontribuar në konkurrencën e tregut, që është diçka prej të cilës më së shumti do të përfitojnë gratë e komunitetit.
Përpjekjet edhe të Rrahimit edhe të Kumrijes janë pjesë e një nisme më të gjerë që synon përmirësimin e jetës rurale duke siguruar qëndrueshmërinë e pyjeve të Kosovës. Projekti i mbështetur nga BE-a ka funksionuar në shumë rajone, duke u fokusuar në praktika të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, reduktimin e prerjeve të paligjshme dhe promovimin e përdorimit të produkteve pyjore jo-drunore si barishtet që i mbledhin Kumrija dhe shoqet e saja.
Storjet si të Kumrijes dhe Rrahimit janë vetëm disa në mesin e shumë storjeve të suksesit të individëve, familjeve dhe komuniteteve që kanë përfituar drejtpërdrejt nga fondet e BE-së dhe projektit të zbatuar nga FAO (Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës) “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me qëllime të shumëfishta të pyjeve për të përmirësuar jetesën rurale dhe për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.
Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, dhe duke theksuar integrimin e balancuar të funksioneve mjedisore, sociale dhe ekonomike brenda ekosistemit të pyllit, katër plane të menaxhimit të pyjeve kanë përfunduar duke përdorur metodologji të re që e zhvendos fokusin nga menaxhimi tradicional i vlerës së drurit në një qasje të bazuar në ekosistem.
Pikërisht qasja e tyre gjithëpërfshirëse ajo i bën këto plane veçanërisht të rëndësishme, jo vetëm për komunitetin dhe atë që përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejt, por po ashtu edhe për politikëbërësit. Këto plane ofrojnë njohuri të shtresuara dhe të gjera mbi menaxhimin e pyjeve, që marrin në konsideratë shërbimet më të gjëra të ekosistemit të ofruara nga pyjet, përfshirë ruajtjen e biodiversitetit, sekuestrimin e karbonit dhe përfitimet e komunitetit, duke përfshirë produktet pyjore jo-drunore. E parashikuar të zbatohet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës në një të ardhme të afërt, kjo metodologji e re e përgatitjes së planeve të menaxhimit, do të shënojë përmirësim të rëndësishëm në praktikat e menaxhimit të pyjeve në shtet, dhe duke rritur qëndrueshmërinë e pyjeve do të kontribuojë në përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe promovimin e mirëqenies së komuniteteve lokale.
“Unë e kam dashur çdoherë pyllin dhe kam ëndërruar të punojë profesionalisht në pylltari, megjithatë për shkak të mungesës së arsimimit adekuat, ëndrra ime nuk u realizua.”
Rrahim Zeqiri
Si pjesë e aktiviteteve të programit, me sukses janë pyllëzuar gjithsej 128 hektarë të pyllit. Programi po ashtu theksoi përfshirjen e komunitetit lokal në këto aktivitete, posaçërisht brenda njësive të pilot menaxhimit. Ky angazhim u siguroi anëtarëve të komunitetit përvojë praktike në teknikat e mbjelljes dhe ata gjithashtu përfituan financiarisht nga pjesëmarrja e tyre. Edhe pse vazhdojnë të mbeten sfidat me menaxhimin e mirë të pyjeve në Kosovë, ku prerjet ilegale mbeten si një nga çështjet më urgjente, falë qasjes gjithëpërfshirëse të programit dhe ndërhyrjes në shumë nivele – nga puna drejtpërdrejte me individët që jetojnë në zonat e malit jo vetëm për t’i edukuar ata si të përdorin në mënyrën e duhur të mirat e ofruara nga malet, por po ashtu për t’i kthyer ato në aktivitete fitimprurëse, duke ndryshuar njëkohësisht kulturën dhe mendësinë për rëndësinë e pyjeve të shëndetshme dhe të pastra; për të punuar drejtpërdrejt me zinxhirin e institucioneve dhe individëve të ngarkuar në nivelin e politikëbërjes – programi është i përkushtuar të sigurojnë një mjedis më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për njerëzit e Kosovës.

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!