MARRËVESHJE TË REJA RAJONALE DHE RIAFIRMIMI I RRUGËS PËR NË BE NË SAMITIN E BERLINIT | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

MARRËVESHJE TË REJA RAJONALE DHE RIAFIRMIMI I RRUGËS PËR NË BE NË SAMITIN E BERLINIT

03 Feb 2025

Berlin, 15 tetor 2024 – Liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – u mblodhën në Berlin për përvjetorin e 10-të të Samitit të Procesit të Berlinit, për të riafirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për bashkëpunim rajonal dhe integrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian. Samiti, i organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz ku mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shënoi një hap kyç drejt integrimit rajonal ekonomik. 

 

Bashkëpunimi rajonal u zgjerua me marrëveshje të reja 

Samiti kulminoi me nënshkrimin e: 

Plan të përbashkët të tregut rajonal, i krijuar për të nxitur tregtinë dhe rritjen ekonomike duke eliminuar barrierat mes shteteve. 

Marrëveshje mobiliteti për të përmirësuar qasjen në arsimin e lartë në të gjithë rajonin, duke u ofruar të rinjve më shumë mundësi për të studiuar dhe punuar jashtë shtetit. 

Këto marrëveshje janë në përputhje me Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, që synon të përshpejton rritjen ekonomike dhe të vendosë bazë për anëtarësimin eventual të Ballkanit Perëndimor në BE. 

 

Zgjerimi i BE-së rikthehet në rrugën e duhur  

Gjatë samitit, kancelari Olaf Scholz theksoi përkushtimin e BE-së për procesin e zgjerimit, duke thënë:  

“Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e tij. Shpresoj se, nuk do të duhen edhe 10 vite të tjera para se gjashtë vendet t’i bashkohen bllokut.”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Von der Leyen-i i bëri jehonë këtij optimizmi, duke theksuar se fokusi i BE-së për zgjerim është rigjallëruar:  

Rruga për në BE është e hapur, por çdo shtet duhet të përparojë sipas meritave. Progresi varet nga reformat dhe bashkëpunimi rajonal, nga të cilat në fund do të përfitojnë njerëzit. 

Ursula von der Leyen, President of the European Commission

Normalizimi dhe zgjidhja e konflikteve mbetet kritike 

Kancelari Scholz përshëndeti vendimin e Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e Serbisë, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së marrëveshjes CEFTA dhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal. Edhe Scholz edhe von der Leyen theksuan se, zgjidhja e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë, është vendimtare për stabilitetin dhe progresin drejt anëtarësimit në BE. 

Von der Leyen tha: “Uniteti rajonal është kyç dhe konfliktet nuk duhet të pengojnë rrugën përpara.” 

 

Adresimi i sfidave gjeopolitike  

Samiti trajtoi po ashtu edhe rritjen e presionit gjeopolitik në rajon, me çka von der Leyen theksoi rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor:  

“Lufta e agresionit rus në Ukrainë e ka bërë të qartë – ju duhet të zgjidhni anën e duhur të historisë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”

Integrimi SEPA për përfitime të dukshme 

Në ditën që u mbajt samiti, Drejtori Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman, u takua me guvernatorët e Bankave Qendrore nga Ballkani Perëndimor:  

“Ishte kënaqësi të takohem me guvernatorët e Bankave Qendrore nga Ballkani Perëndimor. Diskutuam progresin në Planin e Rritjes, në lidhje me qasjen në SEPA. 

Lehtësimi i pagesave më të thjeshta ndërkufitare do të sjell përfitime të dukshme për qytetarët dhe bizneset!” 

Kjo iniciativë synon të integrojë Ballkanin Perëndimor në SEPA (Single Euro Payments Area), duke përmirësuar pagesat ndërkufitare dhe duke i bërë transaksionit më të përballueshme dhe më të qasshme për bizneset dhe individët. 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.