Nxitja e përfshirjes dhe kreativitetit tek fëmijët e Gradishkës (Gradiška) | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Nxitja e përfshirjes dhe kreativitetit tek fëmijët e Gradishkës (Gradiška)

10 Jul 2023

Nevena Gvozdenac është një psikologe në Gradiška, një qytet i vogël në pjesën veriperëndimore të Bosnjë dhe Hercegovinës me një popullsi prej pak më shumë se 14,000 banorë. Fokusi i saj është tek puna me fëmijët, veçanërisht ata me vështirësi në zhvillim. Megjithëse studimet e kryera nga organizatat ndërkombëtare tregojnë njëfarë përmirësimi në situatën e përgjithshme të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë 20 viteve të fundit, ajo ende është shumë larg standardeve të përcaktuara nga kornizat ligjore ndërkombëtare si Konventa e OKB-së për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara (CRPD), si dhe legjislacioni dhe politika e aftësive të kufizuar të Bosnje dhe Hercegovinës.

Znj. Gvozdenac personalisht i përjetoi këto sfida gjatë punës së saj në Gradiška dhe kështu vendosi të ndërmarrë veprime duke ofruar aktivitete shtesë falas për të mbështetur integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shoqëri. Ajo krijoi workshop-e ku fëmijët me aftësi të kufizuara mund të ndërveprojnë me fëmijët më zhvillim tipik, duke synuar të nxisë pranimin tek të parët dhe ndjeshmërinë mes të dytëve.

“Ky nuk është një workshop i veçuar për fëmijët me vështirësi në zhvillim. Nevena ka lehtësuar përfshirjen e tyre dhe ne mund të shohim se këto workshop-e të përbashkëta nuk paraqesin sfida të rëndësishme për ta, gjë që është vendimtare për ne si prindër”.

Žana Kovačević, the project coordinator and President of the Youth Center "Petar Kočić," Gradiška

Koncepti i saj u prit mirë nga Qendra Rinore “Petar Kočić”, e cila bashkëpunoi me znj. Gvozdenac për të zhvilluar projektin e quajtur “Creative Buddies të zbatuar në Gradiška që nga maji 2022 si pjesë e projektit ReLOaD2 (Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Žana Kovačević, koordinatore e projektit dhe Presidente e Qendrës Rinore, ndau perspektivën e saj si nënë e një fëmije me vështirësi në zhvillim. Ajo e pa idenë e Nevenës si një mundësi për t’iu qasur këtyre fëmijëve në një mënyrë ndryshe duke i integruar ata me fëmijët më zhvillim tipik. “Ky nuk është një workshop i veçuar për fëmijët me vështirësi në zhvillim. Nevena e ka lehtësuar përfshirjen e tyre dhe ne mund të shohim se këto Workshop-e të përbashkëta nuk paraqesin sfida të rëndësishme për ta, gjë që është vendimtare për ne si prindër”, shpjegoi Kovaçeviq.

Gjatë gjithë vitit 2022, Qendra Rinore “Petar Koçić” në Gradiška organizoi një sërë punëtorish kreative dhe edukative për fëmijët me vështirësi në zhvillim dhe miqtë e tyre me zhvillim tipik. Nën drejtimin e stafit profesional, këta të rinj kaluan kohë të vlefshme së bashku, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen dhe përfshirjen e tyre sociale. Gjatë gjithë verës, rrugët e Gradiška-s shpesh dëshmonin pamjen e fëmijëve lozonjarë që merreshin me aktivitete të ndryshme artizanale. Domethënia e lojërave të tyre imagjinare mbart një mesazh mjaft të rëndësishëm për komunitetin vendor.

Žana Kovačević nga Qendra Rinore “Petar Kočić” theksoi se prindërit zakonisht vijnë me ide për veprimtari edukative dhe krijuese vetë ose me mbështetjen e psikologëve. “Këta fëmijë në radhë të parë kanë nevojë për edukim joformal, të tillë si këto Workshop-e. Shumë prej tyre luftojnë për të fituar aftësitë e mësuara në shkollën fillore. Ata mund të kenë vështirësi të shkruajnë ose të flasin saktë, por është thelbësore që ne të vazhdojmë t’i mësojmë ata. Gjëja më e rëndësishme për ta është të kalojnë kohë me fëmijët e tjerë dhe të angazhohen në krijimtarinë bashkëpunuese”, theksoi Kovačević.

“Të gjitha Workshop-et u krijuan për të nxitur punën në grup dhe ne bëmë përpjekje për të përfshirë fëmijët në mënyrë të rastësishme. Fokusi ynë ishte kryesisht në aktivitetet krijuese që u mundësonin fëmijëve të shpalosnin imagjinatën e tyre dhe të krijonin vepra artizanale të ndryshme duke përdorur materiale nga natyra.”

Nevena Gvozdenac, psikologe

Qendra Rinore “Petar Kočić” organizoi serinë e parë të workshop-eve rinore në fillim të qershorit 2022, të cilat vazhduan deri në tetor të po këtij viti. “Të gjitha punëtoritë u krijuan për të nxitur punën në grup dhe ne bëmë përpjekje për të përfshirë fëmijët në mënyrë të rastësishme theksoi Nevena Gvozdenac. Fokusi ynë ishte kryesisht në aktivitetet krijuese që u mundësonin fëmijëve të shpalosnin imagjinatën e tyre dhe të krijonin vepra artizanale të ndryshme duke përdorur materiale nga natyra.”

Nëpërmjet workshop-eve të ndërmarra në kuadër të projektit “Creative Buddies”, Qendra Rinore “Petar Kočić” ka prezantuar një model të ri për promovimin e kulturës së Gradiška-s. Punonjësit e qendrës shpjegojnë se punimet artizanale të krijuara nga fëmijët gjatë workshop-eve u përdorën për të ndërtuar një hartë të qytetit dhe fshatit, e cila u ekspozua në Qendrën Kulturore të Gradiška. Kjo ekspozitë, e mbajtur në fund të vitit 2022, shfaqi krijimtarinë e jashtëzakonshme të fëmijëve me vështirësi në zhvillim.

Rreth projektit 

The Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, të tilla si: Local Democracy Strengthening Project (LOD, 2009-2016) dhe Regional Program for Local Democracy in the Western Balkans (ReLOaD, 2017-2020). Ashtu si projektet e mëparshme, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i zhvillimit të Kombeve të bashkuara (UNDP). ReLOaD2 është zbatuar nga Ballkani Perëndimor, në veçanti Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina (BiH),Kosova*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Mëso më shumë

Photo credits: ReLOaD2

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.