T’i japim merita krijimeve intelektuale | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

T’i japim merita krijimeve intelektuale

Industritë krijuese në Kosovë forcojnë pozicionin e tyre për pronën intelektuale me ndihmën e BE-së

SCROLL DOWN

Festivalet janë një strukturë e mirënjohur për evenimentet kulturore në Kosovë. Të mbizotëruar nga filmat dhe muzika, shumë prej tyre zhvillohen gjatë muajve të verës. Disa prej tyre dallojnë për prezantimet e tyre kinematografike dhe vendndodhjet e veçanta të shfaqjes, si për shembull Dokufest në Prizren dhe Anibar në Pejë/Peć, si dhe ndikimin që kanë në transformimin e qyteteve mikpritëse gjatë festivalit. Këto qendra kulturore kanë ndërmarrë nismën të trajtojnë problematika aktuale nëpërmjet filmave, por edhe të trajtojnë problematikat me të cilat përballen krijuesit duke përfshirë edhe mbrojtjen e pronës intelektuale (PI).

“Përmbajtja audio-vizuale është ndër materialet që piratohen më tepër.”

Ioannis Kikkis, projekti EU Support to Intellectual Property Rights

E drejta e autorit si kërkesë e BE-së

Kosova nuk ka shoqëri mbledhëse funksionale, që janë organe të autorizuara për të mbledhur tarifat e të drejtave të autorit për përdorimin e punëve krijuese dhe për të paguar pronarët e këtyre të drejtave, si kantautorët, autorët, artistët dhe botuesit. Ky hendek ka ndikuar në mënyrën në të cilën shoqëria e percepton detyrimin për të paguar për materialet sipas të drejtës së autorit dhe ka krijuar nevojën për ndërgjegjësim për mënyrën se si e drejta e autorit ndikon industritë krijuese, duke përfshirë krijuesit e filmave.

“Festivalet e filmave janë raste të dukshme për të shpërndarë informacion për rolin e të drejtës së autorit, shprehet Ioannis Kikkis, ekspert i të drejtës së autorit, rreth mundësisë për të folur direkt me përfaqësuesit e industrisë. Së bashku me specialistë të tjerë të njohur të fushës, ai prezantoi raste të përditshmërisë se si krijuesve dhe mbajtësve të të drejtave “iu janë vjedhur mundësi” në festivalet Dokufest dhe Anibar gjatë kësaj vere. Ai konfirmoi se disa spektatorë nuk e kuptojnë qartë rëndësinë e të drejtës së autorit për këtë industri dhe përse duhet të respektohet ajo. Kikkis ka qenë në Kosovë prej mbi dy vitesh tashmë dhe po punon me një projekt të financuar nga BE-ja për të forcuar pozicionin e institucioneve rreth pronës intelektuale nëpërmjet ndërgjegjësimit.

“E drejta e autorit është në themel të çdo produksioni kinematografik. Ajo i jep krijuesve besimin se ata zotërojnë punën e tyre dhe që do të kenë të drejtën të menaxhojnë shpërndarjen e produktit përfundimtar,” shprehet Kikkis. “Përmbajtja audio-vizuale është ndër materialet që piratohen më tepër.”

Ndjekësit e festivalit mësuan rreth praktikave më të mira të BE-së për mundësitë që vijnë si rrjedhojë e të drejtave të autorit duke përfshirë financimin e filmave, mbrojtjen e krijimeve të animuara në industrinë e lojërave elektronike dhe tema të tjera që lidhen me pjesën ekonomike të industrive të bazuara në të drejtat e autorit.

“Vendet po miratojnë një qasje strategjike ndaj rolit të pronës intelektuale në çlirimin e potencialit të krijimtarisë për përfitimin e krijuesve dhe shoqërisë në tërësi.”

Ioannis Kikkis, projekti EU Support to Intellectual Property Rights

Mbrojtja e të drejtave për të frymëzuar novacionin

Punët që kërkojnë regjistrim, në vend të të drejtave të autorit, janë krijime që bien në kategorinë e pronës industriale si markat tregtare, hartimi industrial dhe patentat. Çdo vit Kosova regjistron mijëra marka tregtare nëpërmjet Industrial Property Agency. Vitet e fundit janë bërë përpjekje për të inkurajuar bizneset vendore për të bërë më shumë në këtë drejtim, duke regjistruar produktet e tyre dhe duke siguruar që mbrojtja të bëhet më konkurruese si brenda vendit edhe jashtë tij. Mbrojtja e produkteve ekzistuese provokon mendjen e krijuesve që të shpikin gjëra të reja duke përfshirë zgjedhje novatore për problemet e ditëve moderne që shpërblejnë pronarët e vërtetë të novacioneve në aspektin afatgjatë.

Ndërkohë, prona intelektuale po pranohet gjithnjë e më shumë si element vendimtar në ekonominë krijuese.

“Vendet po miratojnë një qasje strategjike ndaj rolit të pronës intelektuale në lëshimin e potencialit të krijimtarisë për përfitimin e krijuesve dhe shoqërisë në tërësi,” shprehet Kikkis.

Lidhur me projektin

Projekti EU Support to Intellectual Property Rights (IPR) mbështet kapacitet ligjore, administrative dhe strukturore të institucioneve të Kosovës që janë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e këtyre të drejtave. Projekti ka ndihmuar Kosovën në hartimin e një kuadri ligjor në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ai ndihmon institucionet të kenë një sistem tërësisht funksional të IP-së, të përafruar me praktikat e BE-së, që ofron një kuadër të fortë për nxitjen e transaksioneve ekonomike që përfshijnë të drejtat e pronës intelektuale.

Photo credits: ANIBAR, EU Support to Intellectual Property Rights in Kosovo

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.