Arsimi për të gjithë në Kosovë | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Arsimi për të gjithë në Kosovë

Projekti i BE-së për arsimin gjithëpërfshirës në Kosovë ofron mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nga komunitete të cenueshme.

SCROLL DOWN

Arti është një 12 vjeçar që është shumë kokëfortë për sa i përket pavarësisë së tij. Ai ka sindromën Down, një çrregullim gjenetikqë përgjithësisht lidhet me vështirësitë e të nxënit. Ligji kosovar ka ndryshuar së fundmi për t’i lejuar fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me nevoja të veçanta të nxënë në shkolla të zakonshme. Tashmë nxënësit si Arti janë duke nxënë në një epokë të re.

Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla të zakonshme pa një mësues ndihmës mund të jetë sfidues. Duke qenë se shkolla nuk mund të ofrojë një, në rastin e Artit roli i mësueses ndihmëse është marrë përsipër nga nëna e tij. Kjo zgjati për disa vite derisa projekti i financuar nga BE-ja, Arsim për të gjithë, ndërmori hapa për t’i siguruar Artit dhe fëmijëve të tjerë me nevoja të veçanta në shkollën e tij një mësuese ndihmëse. “Me ndihmën e mësueses së përkushtuar ndihmëse, Arti ia doli të ishte plotësisht i pavarur nga unë dhe të zhvillonte aftësitë e tij duke përmbushur pjesën më të madhe të objektivave në planin e tij individual të të nxënit,” shprehet nëna e Artit, Florentina.

 “Fëmijët me nevoja të veçanta përballen me sfida të ndryshme: disa mund të kenë vështirësi me leximin, disa me matematikën ose lëndët e tjera. Kështu që si rrjedhojë ne hartojmë dhe zbatojmë një plan individual të nxëni për çdo fëmijë me nevoja të veçanta.”

Xhenneta Shabani, mësuese ndihmëse praktikante

Në aktivitetet e përditshme shkollore Artin e ndihmon Xhenneta Shabani, një e diplomuar nga fakulteti i pedagogjisë e cila iu bashkua ekipit si praktikante. Sapo filloi punë, ajo u takua me mësuesen e klasës për të hartuar një plan mësimor individual për Artin dhe filloi zbatimin e tij. “Fëmijët me nevoja të veçanta përballen me sfida të ndryshme: disa mund të kenë vështirësi me leximin, disa me matematikën ose lëndët e tjera. Kështu që si rrjedhojë ne hartojmë dhe zbatojmë një plan individual të nxëni për çdo fëmijë me nevoja të veçanta,” shprehet Xhenneta.

Xhenneta e ndihmon Artin gjatë mësimit edhe është e pranishme gjatë gjithë kohës në klasë me mësuesen e zakonshme. Përveç punës me Artin, ajo ndihmon edhe fëmijë të tjerë. Plani i saj profesional afatgjatë është të punojë si këshilltare e shkollës, kështu që përvoja e përftuar në këtë projekt është jashtëzakonisht e vlefshme. “Ndoshta pjesa më e mirë e angazhimit tim në këtë projekt është që kur të filloj të punoj si këshilltare shkolle, të mund të transferoj të gjitha njohuritë nga ky projekt në shkollën në të cilën po punoj, në mënyrë që edhe mësues e nxënës të tjerë të përfitojnë prej tyre,” shprehet ajo.

Projekti ‘Arsim për të gjithë’ po zbatohet nga një organizata jofitimprurëse (OJQ) çeke ‘People in Need’ dhe partnerë nga Kosova Njomza Emini nga ‘People in Need’ shpjegon se sa i domosdoshëm është projekti për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë. “Kemi pasur raste kur shkollat ngurronin të pranonin fëmijë me nevoja të veçanta, duke qenë se ata kanë nevojë për vëmendje të veçantë dhe shkollave iu mungonte stafi mbështetës. Edhe sikur të kishin kohë për të punuar me të, mësuesve të zakonshëm iu mungon trajnimi për të trajtuar nevojat e këtyre fëmijëve,” shprehet Njomza.

Si rrjedhojë projekti drejton një program që angazhon 42 praktikantë që mbështesin 250 fëmijë si Arti që kanë nevoja të veçanta ose që vijnë nga komunitete të cenueshëm. Projekti ofron edhe trajnim për mësuesit e zakonshëm rreth mësimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me nevoja të veçanta. Deri tani projekti ka trajnuar mbi 150 mësues edhe ata planifikojë të trajnojnë deri në 225 mësues deri në përfundim të projektit. Trajnimi përfshin tema si parimet e gjithëpërfshirjes, komunikimit me fëmijët me nevoja të veçanta dhe identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të bullizmit. “Trajnimi i prit shumë mirë nga administratorët e shkollave dhe mësuesit që morën pjesë,” shprehet Njomza.

 “Ekzistojnë hendeqe të konsiderueshme në arsimin gjithëpërfshirës në Kosove dhe derisa institucionet tona të mund të mbyllin këto hendeqe mbështetja nga BE-ja dhe donatorët e tjerë është shumë e rëndësishme.”

Njomza Emini, People in Need, OJQ

Për hartimin e trajnimit të mësuesve, projekti përfitoi nga përvoja e departamentit të arsimit ‘Varianty’ i ‘People in Need’ në Republikën Çeke dhe mënyra se si ata kanë përdorur udhëzimet e Agjencisë Evropiane për Arsimin Gjithëpërfshirës. “Ekzistojnë hendeqe të konsiderueshme në arsimin gjithëpërfshirës në Kosove dhe derisa institucionet tona të mund të mbyllin këto hendeqe mbështetja nga BE-ja dhe donatorët e tjerë është shumë e rëndësishme,” shprehet Njomza.

Projekti ka edhe një tjetër element të përqendruar në përmirësimin e arsimit gjithëpërfshirës në nivelin institucional. Platformat e arsimit gjithëpërfshirës janë ngritur në të gjitha vendndodhjet e projektit duke përfshirë grupet vendore të interesit, organizatat e të drejtave të njeriut dhe prindërit. Platforma gjithëpërfshirëse e arsimit në qytetin e Janjevës/Janjevo ka arritur të sigurojë qëndrueshmërinë e programit të stazhit duke e përfshirë atë në buxhetin e bashkitë edhe pas përfundimit të projektit. Në Obiliq/ć ata arritën të rinovonin klasat e dedikuara fëmijëve me nevoja të veçanta me mbështetjen e bashkisë.

Rreth projektit

Projekti ‘Arsim për të gjithë’ i financuar nga BE-ja u lançua në vitin 2018 dhe bazohet në të drejtën për arsim të barabartë për fëmijët dhe adoleshentët me nevoja të veçanta si dhe ata nga komunitete të cenueshme si komuniteti Rom. I financuar ngaInstrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR)projekti po zbatohet nga OJQ-ja çeke ‘People in Need’ në partneritet me OJQ-të kosovare ‘Autizmi Flet’ dhe ‘The Ideas Partnership’

Photo credits: People in Need

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.