Parandalimi i përmbytjeve me mbështetjen e natyrës | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Parandalimi i përmbytjeve me mbështetjen e natyrës

Një universitet në Shqipëri ka zhvilluar një projekt për parandalimin e përmbytjeve me anë të vendosjes së trungjeve prej fibrash natyrale të biodegradueshme dhe mbjelljes së pemëve në shtratin e lumenjve.

SCROLL DOWN

“Ajo është lloji i profesoreshës që na frymëzon të shikojmë më tej dhe të kërkojmë më tepër për çdo temë,” thotë një nga studentët e profesoreshës Enkelejda Kucaj në Universitetin Polis të Tiranës rreth leksioneve të saj për ambientin.

Profesoresha Kucaj sjell të njëjtin pasion frymëzues në kërkimin e saj. Si pjesë e doktoraturës së saj ajo zhvilloi një studim kyç rreth ndotjes në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës në Shqipëri. Ky punim bëri që ajo të studionte një temë po aq të rëndësishme dhe të lidhur me temën – parandalimin e përmbytjes së lumenjve – por iu desh ta shtynte për më vonë. “Për shkak të mungesës së kohës dhe burimeve, nuk pata mundësinë ta trajtoja këtë problem,” shprehet ajo.

“Kam studiuar vegjetacionin për 15 vjet dhe një nga përfundimet thelbësore për mua është që natyra rigjeneron vetveten nëse njerëzit nuk ndërhyjnë”

Enkelejda Kucaj, Profesoreshë

Një mundësi e re

Sidoqoftë, pak më vonë asaj iu ofrua një mundësi e shkëlqyer për t’u përballur me këtë sfidë të konsiderueshme. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në Shqipëri ftoi Universitetin Polis që të paraqiste propozime novatore për projekte të lidhur me reziliencën ndaj përmbytjeve, thatësirave dhe motit ekstrem.

Ftesa erdhi si pjesë e projektit BRIGAID të financuar nga BE-ja që kishte bërë kërkesë për propozime. Ekipi i profesoreshës Kucaj në Universitetin Polis paraqiti një zgjidhje novatore të bazuar në përshtatjen e teknikave miqësore me mjedisin për të parandaluar përmbytjen nga lumenjtë.

Propozimi u miratua nga profesoresha Kucaj dhe ekipi i saj i studentëve dhe kolegë të tjerë nga universiteti filluan të punojnë për zbatimin. Lumi i Erzenit u përzgjodh si vendi i provës.

“Besoj se ndikimi më i rëndësishëm i këtij projekti është përfshirja e studentëve. Ata kanë qenë aktivë në këtë projekt dhe janë të gatshëm të eksplorojnë më tej”

Nensi Lalaj

Nensi Lalaj nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në Shqipëri (AKPT) është koordinatorja vendore e projektit. Ajo shpjegon që risitë e suksesshme për të menaxhuar ndryshimin e klimës janë veçanërisht sfiduese në Shqipëri ku njerëzit nuk janë njohur me këto koncepte. Si rrjedhojë, është e rëndësishme të përfshini sa më shumë aktorë të jetë e mundur në mënyrë që kërkuesit, akademikët dhe përdoruesit fundorë të mund të punojnë së bashku.

Sipas Lalaj, projektet si BRIGAID ndihmojnë brezin e ri të transferojë njohuritë në praktikë. “Besoj se ndikimi më i rëndësishëm i këtij projekti është përfshirja e studentëve. Ata kanë qenë aktivë në këtë projekt dhe janë të gatshëm të eksplorojnë më tej,” shprehet ajo.

Projekti BRIGAID zbatohet nga 24 partnerë nga vende të ndryshme; kryesisht universitete, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe institute kërkimore. Konsorciumi drejtohet nga Universiteti Teknologjik i Delf-it në Vendet e Ulëta dhe financohet nga programi Horizon 2020 i Bashkimit Evropian. Partneri i projektit në Shqipëri është departamenti qeveritar i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Photo credits: Enkelejda Kuçaj, Nensi Alaj

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.